“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

Një debat me tone ironie përfshiu dy të ftuarit e “Studio Live” në Report Tv, Halit Valterin dhe Senada Mehmetin. Pasi këshilltari i PS në bashkinë e Tiranës foli rreth protestave kundër qeverisë dhe fitores së qeverisë Rama për sa kohë përballë kanë “marioneta” dhe jo opozitë, Mehmeti tha se dalin dhe mbrojnë skandalet publike. Valteri ia ktheu se ajo mbron “komunistin e fundit”, Sali Berishën dhe reciton fjalime, ndërsa ish-kandidatja e PD për deputete ia ktheu se “është faji i saj që i jep muhabet.” Senada Mehmeti: Gjatë kohës që po e dëgjoja dhe reflektoja, më lindi një pyetje, këta i detyrojnë të dalin në televizone dhe të mbrojnë këto megaskandale në Shqipëri? I detyrojnë, janë viktima apo janë ky lloj soji që dalin me...