FjalaFest 2026 mbledh në Milano emrat e letërsisë shqipe
Edicioni i tretë i FjalaFest – Festivalit të Letërsisë Shqipe do të mbahet më 20–22 nëntor 2026 në Milano të Italisë, duke bashkuar shkrimtarë, përkthyes, botues dhe lexues në një platformë të përbashkët për promovimin e letërsisë shqipe dhe prezencën e saj në hapësirën kulturore italiane dhe evropiane. Programi i festivalit përfshin takime me autorë, prezantime librash, diskutime mbi përkthimin dhe qarkullimin ndërkombëtar të letërsisë shqipe, ekspozita, si dhe ndarjen e çmimit për përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht. Partner i këtij edicioni është Forum 26, i cili do të përfaqësohet nga shkrimtarët dhe krijuesit Stefan Çapaliku, Ag Apolloni, Vlora Konushevci, Entela Tabaku, Primo Shllaku dhe Granit Zela. Ata do të marrin pjesë në veprimtaritë e festivalit, ndërsa Stefan Çapaliku do të jetë...
Burimi:
kultplus.com