Fituesi i çmimit “Emmy”, Tom Skerritt, ndërron jetë në moshën 93-vjeçare

Fituesi i çmimit “Emmy”, Tom Skerritt, ndërron jetë në moshën 93-vjeçare

Aktori amerikan Tom Skerritt, fitues i çmimit “Emmy” dhe i njohur për rolet e tij në filmat e suksesshëm “Top Gun”, “Alien”, “Steel Magnolias” dhe serialin televiziv “Picket Fences”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, raportoi “Hello”. Skerritt ndërroi jetë më 21 tetor 2026, për shkaqe natyrore, njoftoi familja e tij në një deklaratë për mediet amerikane. “Familja jonë është thellësisht e pikëlluar të njoftojë se Tom Skerritt ndërroi jetë më 21 tetor 2026, për shkaqe natyrore”, thuhej në deklaratë. Familjarët e kujtuan atë si një bashkëshort të dashur për Julie, baba të pesë fëmijëve, gjysh të pesë nipërve dhe mbesave dhe stërgjysh të dy fëmijëve. “Ndërsa bota e njihte Tomin për karrierën e tij të jashtëzakonshme në aktrim, ne e njihnim për humorin, kureshtjen,...