Fitorja shkatërruese e trustit të lulelakrës e bën emergjente qeverinë teknike

Fitorja shkatërruese e trustit të lulelakrës e bën emergjente qeverinë teknike

Fitorja shkatërruese e trustit të lulelakrës e bën emergjente qeverinë teknike Nga Ndriçim KULLA Mënyra se si u mbyll dhe përfundoi procesi i reformës territoriale në Shqipëri, duket se qëllimi përfundimtar i pushtetit ishte krijimi i një mekanizmi më shumë për të fituar zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhe pikërisht këtu qëndron absurdi i kësaj reforme: një pushtet që duhej të ndryshonte hartën për t’iu shërbyer qytetarëve u soll sikur qytetarët të jenë aty për t’iu shërbyer hartës së tij politike. Edhe një herë, iluzionet e Bashkimit Europian përballë realitetit shqiptar duket se duhet të kenë pësuar të njëjtin zhgënjim. Partnerët europianë kanë kërkuar prej kohësh që proceset reformuese në Shqipëri të jenë më gjithëpërfshirëse, më transparente dhe më të mbështetura në dialogun politik e shoqëror,...