Financoi ndërtimin e vilës së Belinda Ballukut, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi
Biznesmeni Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Abazi dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë. Gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme 15 persona të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur në kuadër të së njëjtës çështje. Sipas të dhënave, të pandehurve do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve nga SPAK. Procesi do të vijojë edhe ditën e nesërme, kur pritet të paraqiten personat e tjerë të marrë të pandehur, për të cilët do të kryhen të njëjtat procedura. Arbër Abazi po hetohet veçmas për dyshimet që lidhen me financimin e ndërtimit të vilës së Belinda Ballukut në Palasë, ndërsa hetimet për...
Burimi:
gijotina.com