“Financial Times”: Paralajmërime nga shërbimet sekrete evropiane, Rusia po përgatit atentate në gjithë Evropën! Ja Kush janë shënjestrat

“Financial Times”: Paralajmërime nga shërbimet sekrete evropiane, Rusia po përgatit atentate në gjithë Evropën! Ja Kush janë shënjestrat

Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po intensifikon përpjekjet për të organizuar atentate dhe akte sabotimi në të gjithë Evropën, duke vënë në shënjestër drejtuesit e kompanive të mbrojtjes që mbështesin Ukrainën. Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci evropiane të inteligjencës thonë se operativët e Kremlinit po synojnë gjithnjë e më shumë të vrasin drejtorë ekzekutivë dhe drejtues të tjerë të industrisë së mbrojtjes, në kuadër të zgjerimit të operacioneve hibride të Rusisë në kontinent. Paralajmërimi nuk lidhet vetëm me prodhuesit e mëdhenj të armëve, por edhe me kompani më të vogla që prodhojnë dronë dhe komponentë ushtarakë. Si pasojë, shumë prej tyre kanë shtuar masat e sigurisë për drejtuesit e tyre. Shërbimi gjerman i inteligjencës së brendshme, BfV, ka rritur kontaktet...