‘Filo t’u përgjigjet qytetarëve’/ Alolli: 668 mln lekë borxhe dhe 49% e investimeve të realizuara në Bashkinë Korçë

‘Filo t’u përgjigjet qytetarëve’/ Alolli: 668 mln lekë borxhe dhe 49% e investimeve të realizuara në Bashkinë Korçë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka denoncuar problematikat në administrimin financiar të Bashkisë Korçë, duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025. Sipas saj, bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo ka akumuluar 668 milionë lekë detyrime tatimore të pambledhura, ndërsa ka realizuar vetëm 49% të investimeve të planifikuara. Alolli ka ngritur gjithashtu shqetësime për parregullsitë në tenderat publikë, administrimin e pronave dhe moszbatimin e rekomandimeve të KLSH-së. Deputetja i ka kërkuar kryebashkiakut Sotiraq Filo të japë llogari për gjetjet e auditimit, duke theksuar se qytetarët e Korçës meritojnë përgjigje dhe transparencë, jo propagandë. Deklarata e deputetes së PD, Ledina Alolli Të nderuar qytetarë! Në bashkinë Korçë ka dy realitete. Njëri është ai i inaugurimeve, fotografive dhe premtimeve të Sotiraq...