Filmi dokumentar “Sara” vlerësohet me çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit KIIFF
Mes 3,010 filmave aplikues nga e gjithë bota, Filmi“SARA” është vlerësuar me çmimin Special Mention of the Jury, nga juria profesionale e Kuçova International Independent Film Festival Albania. Filmi është realizuar me regji të Burim Halitit dhe shpërfaqë jetën e një 16 vjeçareje e cila ka lindë pa dorën e djathtë, por që me pasion dhe vullnet arrin të bëhet sportiste./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com