Film dokumentar për komentatorin Artor Shala
Regjisori Fion Aliu ka realizuar një dokumentar për komentatorin e futbollit Artor Shala, dokumentar që është prezantuar premierë në mbrëmjen e së hënës në KultPlus Caffe Gallery. Adhurues të sportit, miq e familjarë panë nga afër rrugëtimin e Shalës nëpërmjet rolit të komentatorit, e që erdhi para tyre si rezultat i punës së regjisorit Aliu dhe kameramanait Isa Lekaj. Para se të shfaqej premiera e dokumentarit, Artor Shala para të pranishmëve ka thënë se nuk e kishte menduar ndonjëherë se dikush do të realizonte një dokumentar për punën e tij, e aq më pak në një periudhë kur ende është në proces të punës. “Jemi mësuar që të dëgjojmë për realizim të dokumentarëve për figura të ndryshme, por kryesisht realizohen pas daljes së tyre në...
Burimi:
kultplus.com