Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Ushtria amerikane pranoi për herë të parë se ka vendosur armë në hapësirë, ndërsa Kina dhe Rusia zgjerojnë programet e tyre ushtarake në orbitë. “Shtetet e Bashkuara tani kanë armë për kontrollin e hapësirës në orbitë të afta për të mbrojtur forcën e përbashkët kundër veprimeve armiqësore të kundërshtarit”, tha sekretari i forcave ajrore Troy Meink në një konferencë të Shoqatës së Forcave Ajrore dhe Hapësinore në Maryland. Meink nuk pranoi të deklaronte se çfarë ishte arma ose të jepte detaje mbi aftësitë e saj, por tha se formulimi i tij i saktë ishte “i rëndësishëm nga një perspektivë parandalimi” dhe hollësi të mëtejshme mbi “atë që po bëjmë në të vërtetë nuk do t’i sillte dobi këtij parandalimi”. Ai shtoi se SHBA- të duhej...