Filharmonia e Kosovës përgatitet për dy koncerte në Kraków, Ministria e Kulturës synon forcimin e bashkëpunimit me Poloninë

Filharmonia e Kosovës përgatitet për dy koncerte në Kraków, Ministria e Kulturës synon forcimin e bashkëpunimit me Poloninë

Filharmonia e Kosovës do të prezantohet me dy koncerte në skenën e Filharmonisë së Krakovës në Poloni, më 16 dhe 17 tetor, në kuadër të përpjekjeve për promovimin e kulturës dhe identitetit artistik të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Koncerti i parë do të mbahet më 16 tetor, në orën 19:30, ndërsa koncerti i dytë është planifikuar për 17 tetor, në orën 18:00. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, përgatitjet për këto dy paraqitje janë drejt përfundimit. Koncertet synojnë t’i prezantojnë publikut polak vlerat artistike të Filharmonisë së Kosovës, si dhe të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Polonisë. Paraqitjet në Kraków përbëjnë një mundësi për promovimin e muzikës dhe krijimtarisë kosovare para publikut ndërkombëtar./KultPlus.com