Filharmonia e Kosovës organizon sonte koncertin homazh kushtuar Nënë Terezës
Filharmonia e Kosovës organizon sonte koncertin “Homazh muzikor për Nënë Terezën” , në nderim të figurës së shquar shqiptare. Në këtë koncert do të performojnë Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Korit të Operës së Kosovës, nën dirigjimin e Wojciech Czepiel, shkruan KultPlus. Në mesin e stolistëve janë: Joanna Konarzewska në violinë, Adelina Paloja në soprano, Ivana Hoxha në mezzo-soprano, si dhe Matias Xheli dhe Bledar Domi. Programi muzikor përfshin vepra të kompozitorëve Krzystof Penderecki, Fahri Beqiri dhe Karol Szymanowski, ndërsa koncerti do të përmbyllet me veprën “Homagium Matri Teresiae” të Mendi Mengjiqit. Koncerti mbahet sonte, më 10 tetor, duke filluar nga ora 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com