Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Kraków, i pari mbahet sonte
Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës prezantohen sonte para publikut polak në Filharmoninë e Krakovës, me një program që ndërthur krijimtarinë e kompozitorëve të shquar polakë dhe shqiptarë nga Kosova. Koncerti i parë mbahet sonte, më 16 tetor, në orën 19:30, ndërsa koncerti i dytë do të mbahet të shtunën, më 17 tetor, në orën 18:00. Në program përfshihet “Ciaccona” nga “Requiemi polak” i Krzysztof Pendereckit, kushtuar Papa Gjon Palit II, si dhe oratoriumi “Homagium Matri Teresiae” i kompozitorit kosovar Mendi Mengjiqi, i cili ishte nxënës i Pendereckit, njofton KultPlus. Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë gjithashtu poemën simfonike “Skënderbeu” të kompozitorit Fahri Beqiri dhe “Koncertin për violinë nr. 1” të Karol Szymanowskit, ku violinistja Joanna Konarzewska do të interpretojë si soliste. Në...
Burimi:
kultplus.com