FIFA alarmon kryeqytetin, Tirana “mbytet” nga borxhet, merkato sërish e bllokuar

FIFA alarmon kryeqytetin, Tirana “mbytet” nga borxhet, merkato sërish e bllokuar

Klubi i Tiranës po kalon një nga momentet më të vështira financiare dhe administrative të viteve të fundit, teksa zyrat e FIFA-s janë kthyer në një makth të vërtetë për bardheblutë. Edhe pse u duk se situata u stabilizua gjatë janarit, kur klubi shlyeu detyrimet për të afruar lojtarë të rinj, prapambetjet financiare janë rikthyer me një goditje të dyfishtë. Gjashtë dosje të humbura dhe merkato e “ngrirë” Zyrtarisht, Tirana ka humbur gjashtë çështje në dhomën e zgjidhjes së konflikteve në FIFA, të cilat lidhen kryesisht me rroga të papaguara ndaj ish-anëtarëve të ekipit. Situata është rënduar ndjeshëm vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku listës i janë shtuar edhe katër raste të reja. Pasoja e menjëhershme është bllokimi i merkatos, duke e bërë të pamundur...