Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të rrezikuar nga zjarri, evakuohen disa familje

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të rrezikuar nga zjarri, evakuohen disa familje

Ditën e sotme, në fshatin Fermë Çlirim, ka rënë një zjarr, i cili, për shkak të erës së fortë, është përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatit Radostinë dhe fshatrave përreth, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe bimësie. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar disa banesa dhe biznese, ndërsa zjarri ka rrezikuar edhe banorët dhe prona të tjera në zonat e banuara. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga zonat e rrezikuara, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke marrë masa për shmangien e pasojave më të rënda. Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile, si...