Fier/ Flakët përfshijnë masivin me pisha në Frrakull
Zjarri vijon të përfshijë një masiv me pisha në fshatin Frrakull, ndërsa situata në terren mbetet e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve dhe pranisë së lartë të tymit. Vatra e zjarrit vijon edhe në drejtim të fshatit Peshtan, në një zonë ku terreni nuk lejon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Pavarësisht përparimit të flakëve, vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe, sipas të dhënave nga terreni, aktualisht nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët. Në terren janë angazhuar rreth 90 trupa të Forcave të Armatosura nga repartet e Poshnjës dhe Tiranës, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga 7 mjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës.
Burimi:
syri.net