Fiat sjell konceptin Multiplay, një automjet që bashkon SUV-in, minibusin dhe pickup-in

Fiat sjell konceptin Multiplay, një automjet që bashkon SUV-in, minibusin dhe pickup-in

Fiat ka prezantuar në Panairin e Automobilave në Paris konceptin Multiplay, një automjet i veçantë që ndërthur tiparet e një SUV-i, të një minibusit familjar dhe të një pickup-i. I krijuar për t’iu përshtatur familjeve dhe njerëzve me mënyra të ndryshme jetese, modeli ofron një nivel të lartë fleksibiliteti falë konfigurimit të tij të ndryshueshëm. Multiplay mund të përdoret fillimisht si veturë familjare me tri radhë ulësesh, ndërsa më pas shndërrohet në pickup me katër ulëse dhe një hapësirë të hapur për transportin e ngarkesave. Ky ndryshim bëhet i mundur nga sistemi modular “Metamorfosi”, i cili lejon lëvizjen e pjesës së pasme të çatisë së bashku me radhën e tretë të ulëseve. Automjeti është 4.45 metra i gjatë dhe mund të transportojë deri në gjashtë...