Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Peja”, amfiteatër i shpirtit shqiptar

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Peja”, amfiteatër i shpirtit shqiptar

Peja u nda nga këto ditë festive me premtimin e heshtur se fjala e shkruar do të mbetet gjithmonë një rojtare e pamposhtur e identitetit tonë kulturor, sepse siç na la trashëgim Azem Shkreli: “Kur të vdesish, bëhu pak dhe, bëhu pak gur, se njeriu herët a vonë kthehet te rrënjët e veta” – dhe ky festival tregoi se rrënjët tona janë të ngulitura thellë në kujtesën e  pavdekshme të letërsisë. Nga Emin AZEMIKur nis të shkruash për një qytet që mban mbi supe peshën e maleve dhe të historisë, e kupton menjëherë se zhanri i thjeshtë gazetaresk, i ftohtë dhe kronologjik, nuk mjafton. Kronika dështon përpara ndjenjës. Ajo thyhet përpara dritëhijeve të Dukagjinit, aty ku fjala është e para, e para pas buke, siç...