Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!
Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi mirëpriti në ambientet e kryesisë së Kuvendit aktivitetin e organizuar nga Instituti Shqiptar i Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA), në kuadër të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Në aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, artistë dhe organizatorë të festivalit, u shfaq dokumentari “Faces of War/Fytyrat e Luftës”, me regji të francezit Didier Cros, që sjell në fokus pasojat njerëzore të luftës në Ukrainë. Në fjalën përshëndetëse, Kushi vlerësoi aktivitetin si një traditë të rëndësishme bashkëpunimi me Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, duke theksuar rolin e artit dhe kinematografisë në ruajtjen e kujtesës dhe në përcjelljen e pasojave njerëzore të konflikteve. “Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale...
Burimi:
javanews.al