Festivali i Këngës në RTSH drejt edicionit të 65-të, 28 artistë në garë për Eurovision 2027
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet për edicionin e tij të 65-të, me 28 artistë të përzgjedhur për të konkurruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës shqiptare. Pas përfundimit të fazës së aplikimeve dhe shqyrtimit të kandidaturave nga komisioni përkatës, është konfirmuar lista e artistëve që do të ngjiten në skenën e festivalit. Aplikimet u zhvilluan nga 22 deri më 27 shtator dhe përfshinë këngëtarë, kompozitorë e krijues nga Shqipëria, trevat e tjera shqipfolëse dhe diaspora. Procesi u realizua online, përmes formularëve të publikuar në faqen zyrtare të festivalit. Përzgjedhja e këngëve u bë në përputhje me kriteret artistike dhe teknike të përcaktuara në rregullore. Sipas tyre, këngët konkurruese duhet të interpretohen tërësisht në gjuhën shqipe, të mos zgjasin...
Burimi:
kultplus.com