Ferran Torres zbulon lojtarin e Barcelonës që do donte ta kishte marrë me vete te PSG

Ferran Torres zbulon lojtarin e Barcelonës që do donte ta kishte marrë me vete te PSG

22 Shtator 2026 18:15 Telesport Ferran Torres e ka nisur mjaft mirë te PSG, duke shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e tij të para. Duke folur në emisionin spanjoll “El Hormiguero”, Ferran Torres foli për jetën e tij të re në Paris. Futbollisti spanjoll shpjegoi se kishte arritur t’i transportonte gjërat e tij nga Barcelona në kryeqytetin francez, por nuk kishte mundur të merrte me vete personin që do të donte më shumë: Pedrin. “Po zhvendosem, duke sjellë gjithçka nga Barcelona në Paris. I vetmi person që nuk kam arritur ta marr me vete është Pedri. Më mungon shumë”, tha Torres. Ferran Torres dhe Pedri kanë luajtur së bashku 175 ndeshje, si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren spanjolle. Dy lojtarët kanë fituar...