Federico Fellini, një nga regjisorët më të rëndësishëm të shekullit XX
Federico Fellini ishte regjisor dhe skenarist italian, i konsideruar një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë së shekullit XX. Ai lindi më 20 janar 1920 në Rimini të Italisë dhe vdiq më 31 tetor 1993 në Romë. Fellini u bë i njohur fillimisht përmes kinemasë neorealiste italiane, por nga vitet 1950 zhvilloi një stil të veçantë filmik, ku ndërthuren ëndrrat me realitetin, satira dhe elementet fantastike. Ndër filmat e tij më të njohur janë “La Strada”, “La Dolce Vita”, “8½” dhe “Amarcord”, të cilët vazhdojnë të renditen në listat e filmave më të mirë të të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tij, katër filma të Fellinit fituan çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, një rekord në këtë kategori. Në...
Burimi:
kultplus.com