FDA miraton pajisjen e parë që monitoron njëkohësisht glukozën dhe ketonet te pacientët me diabet
Jeta e pacientëve me diabet mund të bëhet më e sigurt pas dhënies së miratimit rregullator për një monitor të veshshëm, i pari në botë, që kombinon monitorimin e glukozës dhe ketoneve për të dhënë paralajmërime përpara emergjencave shëndetësore kërcënuese për jetën. Glukoza është sheqeri në gjak që i siguron trupit energjinë, ndërsa ketonet janë substanca që prodhohen kur trupi djeg yndyrnat për energji në mungesë të mjaftueshme të glukozës. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë miratimin e saj për Libre Duo 10 Day, një pajisje e veshshme në madhësinë e një monedhe, e zhvilluar nga Abbott Laboratories, dhe e përshkroi atë si gjurmuesin e parë "që monitoron vazhdimisht si nivelet e ketoneve, ashtu edhe sheqerin në gjak." "Deri tani, njerëzit që...
Burimi:
syri.net