FBI në Tiranë, gazetari: Janë sjellë dosje nga Uashingtoni
235 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë janë në Tiranë në kuadër të një konference të FBI-së. Gazetari Lavdrim Lita, thotë se në kuadër të takimeve janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni, të cilat janë depozituar në Prokurorinë e Posaçme. Lita tha se bëhet fjalë për materiale që lidhen me aktivitetin e grupeve shqiptare të trafikut të drogës në Amerikën Latine, të cilat sipas tij kanë rol në koordinimin e trafikut të kokainës drejt Evropës. “FBI është prezentë në Shqipëri prej disa vitesh, për të luftuar narko-trafikun, që sjell në Shqipëri miliarda euro dhe ka tronditur dhe sëmurur ekonominë shqiptare. Sot është një ditë e mbarë. Janë diskutuar disa gjëra. Mendoj që janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni. Dosje që kanë...
Burimi:
kohajone.com