Faza e ‘Final Four’ në Superiore/ FSHF del me njoftimin për sfidat e fundit

Faza e ‘Final Four’ në Superiore/ FSHF del me njoftimin për sfidat e fundit

Ndeshjet e fundit të fazës së Final Four në Kategorinë Superiore mund të luhen në të njëjtën orë. Ky është njoftimi i bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit teksa bënte të ditur se gjithçka do të jetë në varësi të sfidave të kësaj fundjave. Njoftimi i plotë i FSHF për ndeshjet e Final Four Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF informon se në varësi të rezultateve të ndeshjeve të kësaj jave në fazën “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, nëse rezultati i një ndeshje mund të influencojë apo ndikojë në atë të tjetrës, atëherë dy ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë (19:00) datë 31 maj. Në këtë rast, konkretisht ndeshja Egnatia-Dinamo City, e planifikuar për t’u luajtur më 29 maj,...