‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar të premten largimin e Susie Wiles nga detyra e shefes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Në vend të saj do të emërohet Stephen Miller, aktualisht zëvendës-shef i kabinetit dhe një prej këshilltarëve më të besuar të presidentit. Lajmin e bëri të ditur vetë Trump përmes një postimi në rrjetin e tij, “Truth Social”, ku njoftoi se Miller do të marrë zyrtarisht detyrën të hënën, më 9 nëntor 2026. “Kam kënaqësinë të njoftoj se Stephen Miller, aktualisht zëvendës-shef i kabinetit të administratës Trump dhe një prej këshilltarëve të mi më të besuar, do të bëhet shefi i ri i kabinetit, duke nisur nga e hëna, 9 nëntor 2026”, shkroi presidenti amerikan. Trump vlerësoi gjithashtu punën e Susie Wiles, duke...