Fatura e aksidenteve, AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike!
Një kompani sigurimi ka paguar mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet që pësuan makinat në aksident apo ngjarje të tjera. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), dëmi mesatar i paguar në janar-korrik të 2026 është rritur me thuajse 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje e pagesave të dëmeve është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtimit të aksidenteve rrugore. Këtë fakt e konfirmojnë edhe shifrat e INSTAT, të cilat tregojnë se në janar-korrik të këtij viti ka pasur 110 ose 10% më shumë aksidente se shtatëmujori i 2025. Ndër të gjitha produktet e sigurimit motorik, vetëm MTPL e brendshme që është e detyrueshme, ka pasur rritje të vlerës së dëmit mesatar, ndërkohë që sigurimi Kasko, ai kufitar dhe Kartoni Jeshil...
Burimi:
javanews.al