‘Fast and Furious’ në rrugë e Mamurrasit: 27-vjeçari nuk iu bind policisë dhe gjatë ndjekjes përplasi makinën e efektivëve
pamje nga arrestimi MAMURRAS- Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një ndjekjeje nga Policia, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur. Sipas njoftimit, 27-vjeçari i identifikuar si Edmir Xhaferri nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe ka manovruar për t'i ikur policisë duke përplasur automjetin e efektivëve. Gjatë ndjekjes, ai ka hedhur edhe armën e zjarrit që mbante me vete, e cila u sekuestrua. Pas disa minutash ndjekjeje, 27-vjeçari u neutralizua dhe arrestua nga policia. View this post on Instagram Njoftimi i Policisë: Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve...
Burimi:
zeri.ai