Farruku i ‘dinastisë’, goli me peshë për Dinamon
Skënderbeu- Dinamo Siti 0-1 (Farruku 90+2′) Ndeshja e fundit e javës së dytë mes Skënderbeut dhe Dinamos, luajtur në Elbasan, rezultoi një sfidë mjaft luftarake. Ndonëse blutë shiheshin si favoritë, në fushë për gjatë 90′ u pa tjetër gjë. Disa herë korçarët mjaft të rrezikshëm para portierit Teqja por pa mundur të shënojnë. Nga ana e saj Dinamo, e kushtëzuar nga lodhja ‘europiane’ por dhe disa mungesa, ishte më e qartë dhe zotëroi në përqindje topin mirpo goli i vërtetë vonoi të vinte. E ndërsa blutë mbetën në fund me një lojtar më pak (Qardaku dy të verdha), erdhi momenti i matjanit Florenc Farruku. Në të 92′ Qefalija jep një asist në të majtë me Farrukun që godet fort për 0-1. Në aksionin pasues, protesta...
Burimi:
sportiim.al