“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!
Në Kombinat, Tiranë, nisën punimet për pastrimin e sheshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i hapur rrugë ndërtimit të banesave të reja për familjet që vijojnë të jenë në pritje të përfundimit të procesit të rindërtimit. Puna, e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, do të shoqërohet paralelisht edhe me ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës përreth pallateve të ndërtuara tashmë, me synim krijimin e një mjedisi më të sistemuar dhe funksional për banorët. Gjatë vizitës, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u takua me familjet dhe pa nga afër ecurinë e punimeve, duke nënvizuar nevojën për koordinim të plotë mes institucioneve dhe përshpejtim të procesit. “Rindërtimi duhet të ecë me ritëm. Familjet kanë pritur mjaftueshëm. Tani duhet punë, çdo ditë, deri te çelësi i shtëpisë...
Burimi:
javanews.al