Familja ishte në dasmë, hajdutët vjedhin banesën në Sarandë/ Zhduken 15 milionë lekë dhe bizhuteri
Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së të martës në fshatin Shelegar të Bashkisë Sarandë, ku një banesë ka rënë pre e hajdutëve ndërsa familjarët ndodheshin në një event familjar. Nga kontrolli paraprak mësohet se hajdutët kanë shfrytëzuar faktin që shtëpia e kryefamiljarit Mejdi Tusha ishte e pabanuar, pasi të gjithë anëtarët e familjes ndodheshin në dasmën e një të afërmi të tyre. Ngjarja u zbulua kur një nga pjesëtarët e familjes u kthye në banesë dhe u përball me rrëmujën e madhe në dhomat e shtëpisë, duke kuptuar menjëherë se aty kishin hyrë persona të paautorizuar. Sipas burimeve nga familjarët, autorët – që dyshohet se kanë qenë dy persona – kishin vëzhguar lëvizjet e familjes Tusha dhe kishin pritur momentin e duhur për të...
Burimi:
gijotina.com