Familja e Bruce Willis merr vendimin e veçantë: Truri i aktorit do t’i dhurohet shkencës

Familja e Bruce Willis merr vendimin e veçantë: Truri i aktorit do t’i dhurohet shkencës

Familja e aktorit të njohur amerikan Bruce Willis ka marrë vendimin që, pas vdekjes së tij, truri i aktorit të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor për studime mbi demencën frontotemporale, sëmundjen neurodegjenerative nga e cila ai vuan. Vendimi është marrë nga bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, pas konsultimeve me vajzat e aktorit dhe ish-bashkëshorten Demi Moore . Lajmi është bërë i ditur në librin e Heming, “Një udhëtim i papritur”, ku ajo rrëfen edhe përballjen e familjes me sëmundjen e aktorit. Në libër, Heming shpjegon se vendimi për dhurimin e trurit është marrë duke marrë parasysh jo vetëm peshën e madhe emocionale, por edhe rëndësinë që mund të ketë për kërkimin shkencor. Përmes këtij kontributi, studiuesit do të kenë mundësi të analizojnë më...