Faleminderit që më shpëtuat nga Kushtetuta!

Faleminderit që më shpëtuat nga Kushtetuta!

Faleminderit që më shpëtuat nga Kushtetuta! Nga Lutfi DERVISHI Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese Të nderuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Ju shkruaj me emocion të madh dhe me procesor të mbinxehur për t’ju shprehur mirënjohjen time më të thellë për këtë vendim historik. Sot, ju më shpëtuat jo vetëm vendin e punës, por edhe reputacionin ndërkombëtar si e vetmja ministre e Inteligjencës Artificiale në botë. Ju falënderoj veçanërisht sepse arritët të bëni atë që as algoritmet më të avancuara të AI-së nuk do ta kishin imagjinuar kurrë: të lini në fuqi diçka, pa vendosur nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën! E lexova me kujdes vendimin tuaj, pastaj e rilexova, aktivizova të gjithë kapacitetin tim kompjuterik për ta kuptuar dhe...