F1 merr vendimin surprizë: Nga viti 2027 gara më të shkurtra, ja risitë e sezonit të ri
22 Shtator 2026 9:00 Telesport Garat e Formula 1 do të jenë më të shkurtra duke filluar nga viti 2027. Në përputhje me ndryshimet e ardhshme të rregullores për njësitë e fuqisë (motorët) lidhur me rrjedhën e karburantit, është miratuar një reduktim i distancës totale të garës nga 305 në 290 kilometra. Kjo do të thotë që një garë do të jetë dy ose tri xhiro më pak. Ky vendim u njoftua pas takimit të tretë të komisionit të Formula 1 mbi rregulloret e vitit 2026, të mbajtur dje në Londër. Përveç reduktimit prej 15 kilometrash, u prezantuan edhe ndryshime të tjera të vogla rregullatore. Lidhur me garat që ndërpriten nga shiu ose faktorë të tjerë, u vendos të caktohet një orar specifik përfundimtar për...
Burimi:
telesport.al