Evis Sala dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Rama: Faleminderit për shërbimin dhe kontributin në qeverinë tonë!
edi rama-evis sala TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i shpreh mirënjohje Salës për përkushtimin ndaj ushtrimit të detyrës. “Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Rama. Evis Sala paraqiti dorëheqjen këtë të mërkurë, pasi qëndroi në postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për gati një vit. Sala mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë...
Burimi:
zeri.ai