Evis Sala dha dorëheqjen, Klodiana Spahiu emërohet Ministre e Shëndetësisë

Evis Sala dha dorëheqjen, Klodiana Spahiu emërohet Ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu TIRANË- Klodiana Spahiu është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Evis Salës nga drejtimi i këtij dikasteri. Spahiu do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga detyra. Kush është Klodian Spahiu Klodiana Spahiu ka lindur në 22.05.1973 në Durrës. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë Q S U T-së “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: Ekokardiografi, PU-EKG, Eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”,...