Eva Marie Saint, përtej roleve që shënuan kinemanë
Rrugëtimi i Eva Marie Saint në Hollywood u shënua nga role të paharrueshme dhe bashkëpunime me disa prej emrave më të mëdhenj të kinemasë amerikane. E njohur për interpretimet në filmat On the Waterfront dhe North by Northwest, aktorja ndërtoi një karrierë që mbetet pjesë e historisë së filmit klasik. Në një rikthim te momentet e rëndësishme të karrierës së saj, revista Vogue sjell në vëmendje edhe marrëdhëniet profesionale të Saint me aktorët që ndanë ekranin me të, mes tyre Marlon Brando dhe Cary Grant. Bashkëpunimi me Brandon në filmin On the Waterfront mbeti veçanërisht i rëndësishëm për të. Në një intervistë të vitit 2010, Saint e kishte përshkruar atë si “ndoshta aktorin më të mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë”. Megjithatë, kujtimet e...
Burimi:
kultplus.com