EUSACombat Tirana 2026, ministri Gonxhja: 100% e sportistëve janë akomoduar në kushte optimale

EUSACombat Tirana 2026, ministri Gonxhja: 100% e sportistëve janë akomoduar në kushte optimale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale lidhur me kushtet e akomodimit të sportistëve që po marrin pjesë në kampionatin EUSACombat – Tirana 2026. Në reagimin e tij, Gonxhja hedh poshtë pretendimet për kushte të papërshtatshme akomodimi, duke argumentuar se pamjet e publikuara online nuk u përkasin ambienteve ku janë sistemuar delegacionet e huaja. Sipas ministrit, kampionati zhvillohet në Tiranë nga 7 deri më 17 shtator 2026, me mbi 1,600 sportistë dhe shoqërues universitarë, nga rreth 400 universitete të 38 vendeve europiane, në disiplinat taekwondo, karate, xhudo dhe kickboxing. Gonxhja sqaron se aktiviteti organizohet nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, ndërsa Bashkia e Tiranës kishte dhënë garanci për akomodimin e rreth 1,500 pjesëmarrësve. Reagimi...