Europiani Junior dhe U-23 në Durrës, Carja dhe Rrasa i dhurojnë Shqipërisë medalje argjendi e bronzi
Në qytetin e Durrësit po zhvillohet Kampionati Europian i peshëngritjes për kategorinë Junior dhe U-23, një event që ka qenë pozitiv për Shqipërinë, që ka siguruar dcisa medalje me shtangistët e saj. Kështu, në kategorinë Junior për djem, pesha 65kg, shtangisti Samoel Rrasa mori medaljen e bronztë në stilin e shtytjes, me 153kg. Më herët, në shkëputje, ai u klasifikua në vendin e katërt me 125kg. Në dygarësh, me 278kg, Rrasa u rendit në vendin e katërt. Në peshën 61kg të kategorisë U-23 për vajza, peshëngritësja Gea Dokollari u rendit në vendin e 12-të pë stilin e shkëputjes, me 75kg. Në stilin e shtytjes, ajo u klasifikua në vendin e 16-të me 85kg, ndërsa në dygarësh u rendit e 15-ta, me 160kg në total. Peshëngritësi Flavjo...
Burimi:
telesport.al