Eurodeputetja: E papranueshme që Von der Leyen të shkojë në Shqipëri, pa folur për protestat dhe korrupsionin

Eurodeputetja: E papranueshme që Von der Leyen të shkojë në Shqipëri, pa folur për protestat dhe korrupsionin

Eurodeputetja Terry Reintke ka kritikuar heshtjen e institucioneve europiane përballë protestave që po zhvillohen prej më shumë se 130 ditësh në Shqipëri, duke e cilësuar të papranueshme që presidentja e Komisionit Europian të vizitojë vendin pa e trajtuar këtë çështje. Në reagimin e saj, Reintke thekson se miliona njerëz jashtë Bashkimit Europian po luftojnë për vlerat europiane, kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë. Sipas saj, Shqipëria është një shembull i kësaj përpjekjeje dhe BE-ja nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë qytetarëve që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur këto vlera. “Heshtja nuk është një alternativë. BE-ja duhet të zgjerohet, por duhet edhe të mbrojë vlerat e vërteta europiane kudo që njerëzit rrezikojnë gjithçka për t'i mbrojtur ato”, shkruan Reintke në postimin...