Eurodeputetët mbërrijnë në Tiranë, Partia Demokratike denoncon krimin e organizuar dhe korrupsionin e qeverisë Rama
Sot në Tiranë zhvillohet takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, një takim ku opozita ka vendosur të çojë përballë europarlamentarëve disa nga çështjet që prej muajsh kanë prodhuar përplasje politike brenda Kuvendit. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komitet do të përqendrohen te krimi dhe korrupsioni, por debati nuk pritet të mbetet vetëm te denoncimi i rasteve konkrete. Opozita do të ngrejë edhe çështjen e asaj që ajo e konsideron mbrojtje politike dhe institucionale që mazhoranca siguron përmes shumicës së saj në Kuvend. Pikërisht këtu pritet të përqendrohet një pjesë e debatit mes përfaqësuesve të opozitës dhe europarlamentarëve. PD kërkon ta zhvendosë diskutimin nga përplasja e zakonshme politike brenda vendit te standardet që Shqipëria duhet të përmbushë gjatë procesit të anëtarësimit në...
Burimi:
gijotina.com