Euro U21 2027 / Hapet akreditimi i medias për shortin e 26 nëntorit në Beograd
Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian U-21 të UEFA-s, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Shorti për fazën e grupeve do të mbahet më 26 nëntor 2026, në orën 18:30, në Qendrën Sava në Beograd (Salla Immersive). Si bëhet akreditimi Procesi i akreditimit të përfaqësuesve të medias menaxhohet nga Federata Serbe e Futbollit, në koordinim me UEFA-n dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Kërkesat pranohen nga 1 deri më 16 nëntor 2026. Gazetarët dhe fotografët e interesuar duhet të dërgojnë kërkesën në adresën [email protected], duke përfshirë të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme: Emri Mbiemri Emri i medias Data e lindjes Shtetësia Adresa e email-it Roli në event (gazetar, fotoreporter, videograf, etj.) Kopja e pasaportës dhe kopja...
Burimi:
sportiim.al