EURO U-17 për vajza: Shqipëria mëson kundërshtarët. Ndeshjet do të luhen në vendin tonë
Federata e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 të vlefshme kualifikueset e Kampionatit Europian 2027 për grupmoshën U-17 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Irlanda e Azerbajxhani teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 28 shtator, 1 dhe 4 tetor në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”. Shqipëria e drejtuar nga Cyme Lulaj do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kosovës më 28 shtator në “Niko Dovana” në ora 15:00. Takimi i dytë i vajzave kuqezi do të jetë ai përballë Irlandës, po në “Niko Dovana” në ora 15:00 ndërsa ndeshja e tretë do të luhet...
Burimi:
telesport.al