Eugene O’Neill, dramaturgu që e shndërroi dhimbjen njerëzore në kryevepra të teatrit

Eugene O’Neill, dramaturgu që e shndërroi dhimbjen njerëzore në kryevepra të teatrit

Më 16 tetor 1888 lindi në New York dramaturgu amerikan Eugene Gladstone O’Neill, një nga emrat më të rëndësishëm të dramaturgjisë moderne, veprat e të cilit depërtojnë në konfliktet e brendshme të njeriut, marrëdhëniet familjare dhe tragjeditë e jetës njerëzore. I nderuar me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1936, O’Neill ndryshoi mënyrën se si drama amerikane trajtonte dhimbjen, vetminë, varësinë dhe iluzionet që e mbajnë njeriun të lidhur me jetën. I lindur në një familje të lidhur ngushtë me teatrin, ai ishte djali i aktorit James O’Neill dhe Mary Ellen, e njohur si Ella. Fëmijëria e tij u shënua nga vështirësitë familjare, udhëtimet e shpeshta me të atin dhe vitet e kaluara në shkolla me disiplinë të rreptë. Përvojat e hershme, së bashku me...