Ervin Salianji: Shteti i Ramës ka ulur pantallonat përballë krimit, qytetarët të dalin në sheshe që të çlirojmë vendin nga llumi

Ervin Salianji: Shteti i Ramës ka ulur pantallonat përballë krimit, qytetarët të dalin në sheshe që të çlirojmë vendin nga llumi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së Edi Ramës pas skandaleve të fundit, duke e akuzuar se institucionet shtetërore kanë rënë nën ndikimin e krimit të organizuar. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se “shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar” dhe se institucionet nuk i shërbejnë më shtetit dhe qytetarëve. Sipas tij, krimi i organizuar ka depërtuar në institucionet që duhet ta luftonin atë, ndërsa pushteti i ka kthyer ato në mburojë të interesave të veta. Salianji thekson se përballë kësaj situate, qytetarët duhet të dalin në sheshe, rrugë dhe pranë institucioneve për të kërkuar ndryshimin. Ai deklaron se nuk duhet pritur që një shtet, të cilin e konsideron të kapur, të çlirojë...