Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në Vlorë: I hap rrugë përzgjedhjes së drejtuesve të rinj
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë. Në një reagim të saj, Ismaili bën me dije se vendimi vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, duke i hapur rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të strukturës në Vlorë. Ajo shprehet se drejtimi i PS-së së Vlorës për një vit e tre muaj ka qenë një privilegj dhe përgjegjësi, ndërsa falënderon socialistët, anëtarët, drejtuesit dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin. “Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që, për 1 vit e 3 muaj, të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Një detyrë që...
Burimi:
vizionplus.tv