Erjona Ismaili jep dorëheqjen nga posti si bashkëkryetare e PS Vlorë: Po hap rrugën për drejtuesit e rinj

Erjona Ismaili jep dorëheqjen nga posti si bashkëkryetare e PS Vlorë: Po hap rrugën për drejtuesit e rinj

Erjona Ismaili VLORË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, përmes një reagimi publik, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste të Vlorës. Përmes postimit në rrjetet sociale, Ismaili tha se largimi nga ky post synon t’i hapë rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Ajo thekson gjithashtu se është përpjekur që këtë detyrë ta bëjë me përkushtim dhe integritet. "Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që, për 1 vit e 3 muaj, të drejtoj si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për hapjen që mbart drejtimi...