Erion, mos u llasto!
Erion Veliaj duhet ta zhvendosë qendrën e betejës së tij te përballja me akuzat. Aty do të matet pesha e argumenteve të tij dhe aty mund të rrëzohet, nëse është e pabazuar, çështja e ngritur kundër tij. Opinioni publik mund të dëgjojë ankesa çdo ditë, por përgjigjen për pafajësinë e japin provat dhe gjykata. Debati për kushtet e paraburgimit kërkon seriozitet. Veliaj dhe mbrojtja e tij kanë ngritur pretendime që përfshijnë izolimin dhe kufizimin e komunikimit me familjen e avokatin; drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se procedurat janë ndjekur sipas ligjit. Këto pretendime duhen verifikuar dhe çdo shkelje duhet korrigjuar, urgjent. Këtu standardi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Veliaj meriton kushte dinjitoze, siguri, kujdes shëndetësor dhe mundësi për të përgatitur mbrojtjen. Po...
Burimi:
kohajone.com