Ergys Agasi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO-së shpall nesër vendimin
Ergys Agasi TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër më 22 shtator, në orën 13:00, për masën e sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi. Biznesmeni kishte ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Në seancën e mbajtur sot, gjyqtari Florjan Kalaja ka dëgjuar palët, avokatin mbrojtës, vetë Agasin, si dhe prokurorët e SPAK. Pasi u njoh me pretendimet e palëve Apeli u tërhoq për marrjen e vendimit, i cili do të shpallet nesër. Biznesmeni Ergys Agasi ndodhet në paraburgimin e Bradasheshit. Agasi u arrestua pasditen e 26 gushtit së bashku me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpatarakun. ZËRI raportoi se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos...
Burimi:
zeri.ai