Erdogan ndryshon tonin për BE-në: Anëtarësimi nuk është më prioriteti ynë
Bota E Enjte, 17 Shtator 2026 17:48 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është më në krye të prioriteteve të Ankarasë, megjithëse vendi nuk e ka mbyllur derën për një integrim të mundshëm në të ardhmen. Në një intervistë për Al Jazeera, Erdogan foli për marrëdhëniet e gjatë mes Turqisë dhe BE-së, duke kritikuar qasjen e Brukselit ndaj procesit të anëtarësimit të Ankarasë. Sipas presidentit turk, Turqia ka pritur prej 53 vitesh për t’u integruar në Bashkimin Evropian, ndërsa procesi nuk ka sjellë rezultatet e pritshme. “Evropa nuk e ka integruar Turqinë për 53 vjet dhe nuk planifikon ta bëjë këtë që tani e tutje. Ne nuk e mbyllëm derën”, deklaroi Erdogan. Megjithatë, ai theksoi se Ankaraja...
Burimi:
kohajone.com